Tags

, ,

poezi dashurie 2013Sonte,
Iu afrova nje femre,
Dhe e pershendeta,
E putha,
E perqafova,
Ngaqe mu duk sikur ngjasonte me ty…

Sonte,
Kerkova nje qetesi te thelle,
Ne shikimet e saj,
Prita nje fjale nga e kaluara…

Foli,
Nuk ishin fjalet qe prisja,
Me shikoi ne sy,
Por jo si ti…

E kuptova,
Asnje nuk mund te jete si ti,
Asnje nuk mund te jete me tej shpirtit tim,
Asnje nuk mund te me dhuroje qetesi,
Asnje nuk mund ta udhezoje shpresen time…

Ajo vajze,
Thjesht ngjasonte me ty,
Nuk ishe ti…